Futboll Sport

E BUJSHME/ Karriera e Totit jetëzohet në film, ja kandidati kryesor që do e interpretojë (FOTO)

Françesko Toti duket se do të jetëzohet në një film. Ish-kapiteni legjendar i Romës, i cili mbrojti gjatë gjithë karrierës ngjyrat e skuadrës verdhekuqe, do të jetë në qendër të një filmi ku flitet për karrierën dhe jetën e tij.

Të gjitha pyetjet janë se kush do të jetë aktori që do të luajë rolin e Totit? Mediat italiane konfirmojnë se kandidati kryesor është aktori skocez Xhejms Mekavoi, që gjithashtu është edhe tifoz i apasonuar i futbollit. Ai, në fakt, ka ngjashmëri në pamje me ish-kapitenin e Romës.

“I ngjaj Françeskos dhe jam gati ta interpretoj nëse ma ofrojnë atë rol. Toti është personazh i jashtëzakonshëm i futbollit. Më vini në provë dhe do të tregoj sa vlej” është shprehur Mekavoi.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ “Paqe” në Rrogozhinë, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mbyllja e aktiviteteve sportive deri më 3 prill, ja propozimi i FSHF

Delo.autor

TALENTI ANGLEZ SËRISH NË TELASHE/ Sulmuesi Greenwood filmohet duke pirë substanca narkotike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment