Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Inter gjen zëvendësuesin ideal të Brozovic, mesfushori i Atleticos në “radarët” e zikaltërve

Antonio Konte ka provuar Kristian Eriksen ri nregjist në ndeshjen ndaj Fiorentinës, një eksperiment që nuk i ka bindur të gjithë, duke parë se zikaltërit janë në kërkim të një zëvendësi të Marselo Brozoviç.

Do të ishte ideale një zgjedhje “low-cost”, duke e njohur mjaft mirë kampionatin Italian, Lukas Torreira i cili ndiqet me kujdes nga Lacio dhe Valencia.

Ish-mesfushori i Sampdorias është në huazim tek Atletiko e Madridit nga Arsenali, që do të trasnferohej tek zikaltërit me të njëjtën formulë.

Sipas asaj që shkruan “La Stampa”, Interi është duke lëvizur pë të bërë një tentative për t’a marrë në huazim mesfushorin uruguajan që do të ishte ideali si zëvendësuesi i Marselo Brozoviç në rolin e tij duke mbuluar rolin e drejtorit të orkestrës zikaltër.

Operacioni mund të lehtësohet nga fakti se 24-vjeçari uruguajan padyshim që shpresonte për fat dhe konsideratë më të madhe nga Atletiko Madrid, ku ai zbarkoi në tetor në huazim nga Arsenali me të drejtën e blerjes: vetëm 7 paraqitje dhe një gol rezultati i tij modest të ingranazheve.

Për Konten, nëse operacioni kryhet, do të ishte ideali pasi është një lojtar që është i gatshëm dhe që e njeh kampionatin, ku veshi fanellat e Peskaras dhe Sampdorias.

Related posts

U DËMTUAN NË FINALE/ Karius: Ja çfarë më ka bërë RAMOS pas përplasjes…

Isa.Autor

SKANDALI FINACIAR/ Man City reagon: Akuzat ndaj nesh, duan të na njollosin!

Isa.Autor

NUK NDALEN PROBLEMET PËR MILAN/ Mbrojtësi Kalabria operohet në gju, ja kur do të rikthehet në stëvitje…

Delo.autor

Leave a Comment