Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Milan bën goditjen e dytë, arrihet marrëveshja me ish-lojtarin e Juventus…

Mario Manxukiç do të jetë lojtari më i ri i Milanit. Sipas mediave italiane marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditën e hënë ose të martë, sulmuesi kroat pritet të zyrtarizohet te kquezinjtë.

34-vjeçari rikthehet kështu në Serinë A, ku luante deri para një viti, kur ishte pjesë e Juventusit. Marrëveshja është arritur për një kontratë deri në qershor të vitit 2022, më mundësi rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

Drejtuesit e Milanit kanë marrë edhe miratimin e Zlatan Ibrahimoviçit për këtë lëvizje, i cili është një lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Milanit.

Suedezi nuk është menduar fare për ish-lojtarin e Juves, pasi është i bindur se me të mund të bëjnë mirë, duke parë edhe karrierën, ku ka luajtur me klube të mëdha, si Bajerni, Ateltiko Madrid dhe Juventus.

Related posts

“SHUPLAKA” E SASSUOLOS/ Milani merr vendimin për Piolin, edhe Leao bëhet çështje

F.autor

TRE HUMBJE NË PESË NDESHJE/ Jep dorëheqjen trajneri në Kategorinë e Parë

Isa.Autor

BENTACUR THUR ELOZHE/ Allegri më ka tjetërsuar, nder që kam në ekip CR7

Isa.Autor

Leave a Comment