Futboll Kategoria Superiore Sport

“MEZI PRISJA TË LUAJA NDESHJE TË PLOTA ME TIRANËN”/ Sulmuesi Muçi: Ju tregoj synimin dhe ëndrrën që kam

Ernest Muçi ka fituar çmimin si “Talenti i Vitit”, i dhënë nga “Rtsh”, ku kanë votuar disa specialistë. Pas marrjes së çmimit, Muçi është shfaqur shumë i lumtur, teksa ka treguar edhe ëndrrën e tij për të ardhmen.

“Isha mes lojtarëve me shumë emër, isha më i riu dhe përpiqesha që të jepja më të mirën. Sa hera që futesha në lojë, doja që të ndihmoja ekipin. Unë sa hera hyja në fushë shënoja. Mendoja për më shumë minuta, por në fund luajta ndeshje të plota, kështu që jam i kënaqur. Mezi prisja që të luaja. Në Kupat e Euroës nuk kishim sulmues dhe vendosëm që të luaja unë.

Nuk ishte pozicioni im natyral, por ekipi bëri shumë mirë. Kam qenë edhe tek U-19 dhe tek U-21 kuqezi, tani dua që të bëj shumë mirë me Tiranën dhe të marrë ftesë nga Kombëtarja A. Shpresoj që t’ia dal dhe për këtë synim, do të punoj fortë dhe jam optimist. Kam ëndërr që të luaj në një kampionat shumë të fortë “, u shpreh Muçi.

Related posts

KTHIM NË SHTËPI/ Barcelona bën gati superofertën për Neymar

Delo.autor

Weah jr: Nuk e ndjej presionin e mbiemrit, jam ndryshe nga babai im…

Sadik.Autor

Kërkohet nga dy klube gjigande, Isco nis presionin

Sadik.Autor

Leave a Comment