Futboll Seria A Sport

“MILAN SOT FITON EDHE ME 9 LOJTARË”/ Legjenda “Zikaltër”: Nuk pashë ndonjë Inter ndryshe, për mua është poshtë 4 skuadrash, por Conte…

Beppe Bergomi, legjenda e Interit, sot opinionist në studiot e “Sky Sport”, ka analizuar Serie A dhe ka befasuar me deklaratën e tij edhe pas tete fitoreve radhazi të Interit. “Interi në rritje? Jo, Inter i zakonshëm. Solid dhe inciziv në pjesën e dytë.

Në mesfushë ai nuk ka shumë fizik, por më shumë cilësi me Sensi. Të dy kombinohen shumë mirë. Crotone erdhi në San Siro për të luajtur ndeshjen, duke bërë zotërimin e topit.

Më pëlqente qasja në lojë. Hakimi duhet të rritet shumë, edhe në lojën finale. Por ka një shpejtësi të jashtëzakonshme”.

“Interi nuk e ka grupin më të mirë, por Conte është vlera e shtuar. Juve, Milan, Napoli, Lazio janë shumë të fortë. Ekipe të ndërtuara mirë. Nuk do ta nënvlerësoja Romën. Kur të fillojnë kupat, Interi mund të ketë një epërsi”.

“Milan? Ju nuk duhet të më bindni! Kam kohë që flas mirë dhe nuk do të doja ta ekzagjeroja (qesh). Ka shumë entuziazëm. Ndeshjen ndaj Beneventos nuk e humbasin as me nëntë futbollistë.

Ata besojnë që nga java e parë. Më pëlqyen fjalët e Paolo Maldini para Derbit (“ne kemi ndërtuar një ekip të fortë, ambicioz që nuk i vë vetes kufij”)

Shoh futbollistë që janë në top si: Donnarumma, Kessie, Theo.

Milani u tregua i zoti në shfrytëzimin e situatës që është krijuar që nga periudha shkurt/mars. Nga atje me një bazë të fortë, me Ibrahimovic i cili ka bërë që të gjithë të tjerët të rriten.

Tani ata të gjithë kanë bindje, nëse i shihni numrat. Lele Adani tha sot në koment, Calabria që ishte një djalë në vështirësi është ai që fiton më shumë dyluftime në kampionatin e Serie A. Të gjithë janë rritur”.

Related posts

KALON ME SUKSES TESTET ANTI-DOPING/ Reagon peshëngritësi Calja: Treguan pastërtinë dhe vërtetësinë e…

Delo.autor

Cutrone, lideri i ri i Milanit. Ja me cilin lojtar e krahasojnë

Q.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Trajneri Tuchel merr triumfin e parë me Chelsea-n, askush si ai në 9 vite

Delo.autor

Leave a Comment