Futboll Sport

VIDEO/ Zbulohet arsyeja pse Ronaldo braktisi tribunën në pjesën e dytë, tifozët e Al Nassr në delir

Kristiano Ronaldo e ka nisur me shumë entuziazëm aventurën e tij në Arabinë Saudite. Ylli portugez mendohet se e ka bërë këtë zgjedhje duke parë kryesisht ofertën e çmendur ekonomike që i kanë bërë arabët. Por kjo nuk ka ulur aspak përkushtimin e tij ndaj stërvitjes dhe mbajtjes së formës sportive.

Kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e mbrëmshme të Al Nassr në kampionat, ku Ronaldo nuk mund të luante për çështje burokratike. Futbollisti ndoqi pjesën e parë të ndeshjes në tribunën VIP por pastaj u zhduk, duke bërë që të lindin shumë pakënaqësi në rrjetet sociale rreth këtij veprimi.

Por shpjegimi i Al Nassr ka qetësuar të gjithë dhe ka treguar përkushtimin e pabesueshëm të Ronaldos ndaj mbajtjes së formës fizike. Në një video të publikuar nga klubi arab shihet se si Ronaldo gjatë pjesës së dytë nuk ishte në tribunë por po ndiqte sfidën në televizor nga salla e stërvitjes në stadium. AI po bënte ushtrime në biçikletë kur Taliska shënoi golin e dytë dhe e festoi atë me entuziazëm duke duartrokitur, pa e ndalur stërvitjen e tij, për të qenë në formë maksimale në momentin që do të kthehet në fushën e lojës.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë sjellë mijëra pëlqime dhe komente nga tifozët të cilët tashmë vlerësojnë portugezin për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.

 

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ VALADOLLID/ Solari paralajmëron shkarkimin: Ne jemi të gjithë jemi kalimtarë…

Delo.autor

GATTUSO DREJT PREMIER LEAGUE/ Ja klubi i njohur që e kërkon

Delo.autor

“DUA DHE MERITOJMË 6 PIKË NË DY NDESHJE”/ Duka: Ja pse i ftova në Minsk të gjithë presidentët e Superiores

Delo.autor

Leave a Comment