Futboll Seria A Sport

NIS 2021-IN ME FITORE SPEKTAKOLARE/ Inter mposht me GOLEADË Crotone-n, Lautaro “HERO” me tripletë

Ka nisur me një fitore bindëse viti 2021 i Inter-it.

Zikaltrit kanë mposhtur 6-2 Crotone-n në javën e 15-të dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e par ëtë renditjes.

Heroi i ndeshjes ka qenë Lautaro Martinez, i cili ka realizuar tregolëshin e tij të parë në karrierë me Inter-in.

Protagonist edhe Lukaku, autor i një asisti dhe një goli.

Lajmi i keq për milanezët është se belgu ka kërkuar zëvendësimin në minutën e 75-të për shkak të një shqetësimi fizik.

Vazhdon të shkëlqejë edhe Hakimi, që sot ka realizuar golin e tij të pestë në këtë sezon të Serisë A.

Related posts

DUELI JUVENTUS-INTER NË MERKATO/ Derbi i Italisë për lojtarin që kërkohet nga gjysma e Europës, ja emri…

Delo.autor

Real Madridi i bën rivalitet Barcelonës për super mbrojtësin e Bayern Munichut

Q.Autor

Vllaznia në grumbullim, me Kamzën finalja e mbijetesës

Sadik.Autor

Leave a Comment