Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Covid-19 vijon të prek sportin, ndërron jetë trajneri i karatesë në Kosovë

Covid-19 nuk njeh as moshë e as profesion, vijon të shkaktoj tragjedi edhe në botën e sportit, për më tepër duke prekur dhe duke i shkaktuar vdekjen edhe sportistëve të ri në moshë. Një lajm i trishtë vjen nga Kosova, ku ish karateisti nga Peja, Flamur Shasha humbi betejën e tij me coronavirus duke ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Mediat në Kosove raportojnë se shkak për ndarjen nga jeta të ish sportistit dhe trajnerit ishte pikërisht Covid-10.

Njoftimi i Federatë së Karatesë së Kosovës

Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha.

I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare.

Ismet Krasniqi – kryetar i FKK-së

Related posts

ZGJON INTERESIN E SHUMË KLUBEVE/ Goli ndaj Tottenhamit, ja sa shkon eurovlera e talentit holandez

Delo.autor

Sirena angleze për portugezin e Interit, Joao Mario, mesfushori shumë pranë…

Isa.Autor

JANAR PËR JANAR/ Dy tragjeditë ajrore që i morën jetën Kobe Bryant dhe Emiliano Sala (FOTO)

F.autor

Leave a Comment