Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS PUNA PËR MERKATON TEK PARTIZANI/ Të kuqtë synojnë dy goditjet e bujshme. Ja prapaskenat

Me hapjen e merkatos, te Partizani priten disa ndryshime në organikë. Edhe pse trajneri Daja ka theksuar disa herë që të mos presim një merkato çudibërëse, i sigurt është fakti se Partizani i deritanishëm, nuk do të jetë i njëjtë me Partizanin e muajit shkurt.

LOJTARËT E KËRKUAR – Partizani ishte në bisedime të avancuara me disa futbollistë gjatë merkatos së verës, para se të vinte vendimi nga KAS për bllokimin e merkatos. Me ardhjen e trajnerit Daja në gusht të vitit që lamë pas, priteshin edhe disa prurje futbollistësh. Eni Imami ishte një prej tyre, me mbrojtësin që ishte dhe pjesë e ekipit të kuq në Ohër gjatë fazës përgatitore. Një tjetër futbollist që ishte pjesë e “demave” në Maqedoni, ishte dhe sulmuesi Adonis Aliu. Imami nënshkroi për Vllazninë në verë, ndërsa Aliu aktivizohet për Llapin në Kosovë.
Një tjetër emër për prapavijën, ishte ai i Renato Arapit. Kapiteni i Teutës është një ndër të preferuarit e Dajës, por tashmë vështirë të largohet nga “djemtë e detit” në mes të sezonit. Një emër tjetër për prapavijën, ishte ai i Franci Lalas. 21-vjeçari po bën një sezon shumë të mirë me Korabin në Kategorinë e Parë, ku ka shënuar edhe tri gola. Një mbrojtës me të ardhme.

SABIEN LILAJ – Ndërsa dëshira e madhe e Dajës dhe Partizanit ishte Sabien Lilaj. Por pas bllokimit të merkatos, mesfushori 31-vjeçar firmosi me Prishtinën në IPKO Superliga. Gjithsesi, situata e mesfushorit në klub nuk duket aspak e qetë, pasi shpeshherë është kritikuar dhe nuk po arrin të përshtatet. Me një ardhje te Partizani, edhe në formë huazimi, do të ishte një plus i madh për Lilajn, që do të punonte me një trajner që e njeh shumë mirë dhe në një kampionat ku ka tepër eksperiencë.Hasani-1

HASANI – Përveç dëshirës së madhe, Sabien Lilaj, Partizani mund të investojë shumë edhe për firmën e Ferhan Hasanit. “Buba” është një lojtar me kosto të madhe, por që bën diferencën. Me ardhjen e Lilajt dhe Hasanit, pa diskutim që të kuqtë do të ishin favoritët absolutë për fitimin e titullit kampion. Hasani preferon të luajë në kryeqytet dhe është në bisedime me Tiranën, por me ndërhyrjen e Partizanit, mund të tundohet jo pak. Nëse Partizani do të afronte Hasanin, jo vetëm që do të përforconte tepër organikën, por do t’i “hiqte” një lojtar cilësor një skuadre rivale siç është Tirana.

LALA – Sa i përket prapavijës, një repart ku Partizani ka shumë pak alternativa, mund t’i besohet të riut Franci Lala. 21-vjeçari ka luajtur me Luftëtarin sezonin e shkuar në Superiore dhe e njeh kampionatin, ndërsa këtë sezon po shkëlqen te Korabi, ku ka shënuar edhe tri gola. Lala ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon me Korabin në Kategorinë e Parë dhe ka minuta të plota në këmbët e tij.

Related posts

ASKUSH SI CITY NË 52 VITE/ Guardiola një hap larg finales

Delo.autor

TURQI-ITALI/ EURO 2020 “nxehet” ende pa nisur, puthja e çiftit në prag ndeshjes bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

LORIK CANA BABA PËR HERË TË DYTË/ Zbulohet emri i vajzës

F.autor

Leave a Comment