Futboll Seria A Sport

NJË GOL ÇDO 45 MINUTA NË KAMPIONAT/ Sulmuesi Muriel magjeps Spanjën me performancën e tij dhe tremb Real Madrid

Performanca e Luis Muriel magjeps Spanjën. Sulmuesi i Atalanta-s, i cili do të përballet me Real Madridin në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve, po përjeton një moment magjik, mbase më të mirin e karrierës së tij.

Siç theksojnë mediat iberike, ai është lojtari më efektiv në Evropë, me një mesatare të pabesueshme prej një goli të shënuar çdo 55 minuta (45 në kampionat).

Dhe keqardhjet e Sevilla gjithashtu rriten, duke qenë se spanjollët ndoshta nuk i besuan mjaftueshëm.

El Gol del Día: Luis Muriel y un derechazo indetenible (+Video) | Pasión Fútbol Los mejores

Andaluzianët e blenë atë për 20 milion nga Sampdoria, por Muriel shënoi vetëm 13 gola në 65 ndeshje, para se të dërgohej – pa menduar shumë – në huazim te Fiorentina.

Pastaj erdhi Atalanta dhe trajtimi Gasperini funksionoi edhe për të: 10 gola në 14 ndeshje kampionati dhe 2 në Champions, pothuajse gjithmonë duke filluar nga stoli.

Numra të mahnitshëm: pesë ndeshje radhazi në gol, seria më e mirë në karrierën e tij. Dhe tani për mbrojtësit e Zidane do të ketë shumë për të studiuar…

Related posts

BARCELONA DHE REALI NË KRYE/ Ja milionat që fitojnë klubet nga “uniformat” e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Cagliari vlerëson yllin 50 milionë euro, nisin ankandin e çmendur dy ekipet e Seria A…

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi largohet nga Juventus dhe transferohet tek ekipi francez

Delo.autor

Leave a Comment