Futboll Seria A Sport

PAS 10 MUAJSH PA HUMBJE NË KAMPIONAT/ Juventus i shkakton disfatën e parë “Kuqezinjve” dhe ngushton distancën me kreun

Milani thyhet pas 10 muajsh në kampionat! Kuqezinjtë e Stefano Piolit, u mposhtën nga Juventusi me rezultatin 1-3 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A.

Një faktor kryesor në humbjen e milanistëve luajtën edhe mungesat e 7 lojtarëve të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Ibrahimoviç, Rebiç, Benaser, Kruniç, Tonali, Salamakers dhe Gabia, që nuk ishin në dispozicion të trajnerit. Ndërkohë që edhe në radhët e kampionëve mungonin Aleks Sandro, Kuadrado dhe Morata.

Dopieta e Kiezës dhe goli i Mekenit i dhuruan 3 pikë të arta bardhezinjtë, ndërkohë që golin e vetëm për Milanin e shënoi Kalabria.

Humbja e fundit në kampionat për Milanin datonte më 8 mars 2020 në përballjen ndaj Xhenoas (1-2). Merr fund kështu ecuria prej 27 ndeshjesh pa humbje në kampionat më kuqezinjtë.

Vlen të theksohet se prej 17 ndeshjesh radhazi Milani shënonte të paktën nga dy gola për ndeshje, kjo ecuri pozitive golash u ndërpre sot.

Related posts

SFIDA NDAJ “KORÇARËVE/ Tirana “gradon” kapitenin e ri, ylli Ngo në dyshim. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Icardi: Unë vlej më shumë se 110 mln euro, por Inter është i qetë pasi e di dëshirën time

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, ja vendimi për ndeshjet miqësore të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment