Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË/ Skandal në Angli me Manchester City-n, shkak bëhet babai i një futbollisti

Një histori e pazakontë ka tronditur Mançester Sitin. Klubi anglez akuzohet se ka paguar për një detyrë inekzistente babain e njërit prej ish-futbollistëve të tij të akademisë.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Gabriel Fernando Almeida dhe babain e tij.  9 vitë më parë, Grabiel Sr. pretendon se është paguar prej 1 mijë paundësh në periudhën shtator 2011-qershor 2012, por ai shton se nuk e ka ushtruar detyrën e “scout”-it (gjurmuesit dhe zbuluesit të talenteve të rinj).

“E vërteta është se ata më kanë paguar, por nuk kam punuar. Në të vërtetë, ata na mashtruan sepse unë nuk di anglisht. Ata planifikuan që unë të ndiqja një kurs për zbuluesit e talenteve. Kam shkuar vetëm dy herë sa për t’u dukur. Kursi bëhej brenda ambjentit të Mançester Sitit. Ishte një gënjeshtër, nuk kam qenë ‘scout’ për asnjë ditë. Ata dinë gjithçka”, rrëfen babai i lojtarit brazilian.

Sipas rregullores së futbollit anglez “asnjë klub nuk duhet të nxisë ose të përpiqet të nxisë një lojtar të regjistrohet si student nga ai klub duke i ofruar atij, ose çdo personi të lidhur me të, direkt ose indirekt, një përfitim ose pagesë të çfarëdo përshkrimi qoftë në para ose në natyrë.”

Related posts

NUK ËSHTË REKORD/ Talenti i Real Madridit përgatit debutimin me Brazilin në…

Delo.autor

PEREZ MENDON PËR TË ARDHMEN/ Alaba zbarkon në Madrid, një ndër më të paguarit tek “Los Blancos”

Delo.autor

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Nga Dinamo te Kukësi e Kastrioti, ndizet merkatoja. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

Leave a Comment