Futboll Sport

LAJM I BUJSHËM NGA ANGLIA/ Tomas Tuhel drejt pankinës së kombëtares së njohur

Ky mund të jetë Botërori i fundit për trajnerin e Anglisë, Garet Southgejt. Nëse “Tre Luanët” nuk do të kenë një paraqitje dinjitoze në Katar atëherë ai duhet ti thotë ‘mirupafshim’ kombëtares pavarësisht kontratës që përfundon në 2024.

Sipas “Daily Telegraph” zëvendësuesi i tij do të ishte gjermani Tomas Tuhel. Sipas medias britanike ky uk do të ishte rasti i parë i një trajneri të huaj në stolin e kombëtares. Në vitet 2001-2006 kombëtarja është drejtuar nga Sven-Goran Erikson dhe në 2008-2012 nga Fabio Kapello.

Trajneri gjerman u shkarkua nga Çelsi vetëm një muaj pas një fillimi zhgënjyes, i cili kulmoi me humbjen 1-0 ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen e tyre të parë të fazës së grupeve në Champions.

Çelsi arriti të fitonte një Ligë të Kampionëve nën drejtimin e Tomas Tuhel.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Giroud zhbllokon shifrat me një “magji”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Sadiku i bëri për vete me spanjishten, tifozët tallen me Gareth Bale

Q.Autor

18+/ Tifozët e FIFA18 zbulojnë uniformën e papërshtatshme për fëmijët

Q.Autor

Leave a Comment