Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RIKTHEHET PROTAGONIST NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Ylli Broja “rrëmben” skenën me gol dhe asist tek Vitese (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, u rikthye protagonist në kampionatin holandez, me fanellën e Viteses, pas një mungese disi të gjatë, për shkak të pozitivitetit me COVID-19.

Futbollisti 19-vjeçar, mungonte si titullar që nga 5 dhjetori i 2020, teksa ditën e sotme rëmbeu skenën në sfidën ndaj Emenit, në transfertë.

Fillimisht Broja asistoi mjaft bukur në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Tanane, që shënoi golin e 0-2.

Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 49-të, Tanane i kthen “borxhin”, duke asistuar për futbollistin e Kombëtars, që nuk fali, duke çuar shifrat në 0-3 për skuadrën e Viteses.

Një paraqitje fantastike kjo e futbollistit 19-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të, për t’i lënë vendin Darfalut.

Related posts

Reagon Dua Lipa, mohon lidhjen me Marco Asension, i ka dy fjalë edhe për Realin

Sadik.Autor

Portugali – Spanjë, ka edhe një sfidë bukuroshesh (FOTO)

Sadik.Autor

E vërteta e frikshme e Andrea Pirlos: Jam pijanec…

Sadik.Autor

Leave a Comment