Futboll Sport

ZBARDHET PËRPLASJA MES AL KHELAIF DHE MBAPPE/ Presidenti kërcënoi me mosaktivizim, tani vjen paqja dhe skenari i ri

“Rasti Mbappé” mbetet i pazgjidhur pak më shumë se 10 ditë para përfundimit të tregut të transferimeve. Francezi, i cili është rikthyer në grup, ende dëshiron ta përfundojë vitin e mbetur të kontratës. Situata e tij nuk ka qenë e lehtë as për presidentin Nasser Al Khelaifi.

Sipas “L’Equipe”, Kylian Mbappé dhe shefi ekzekutiv i PSG-së zhvilluan një takim të martën, më 8 gusht. Në të ka pasur momente tensioni, sepse janë angazhuar në një diskutim të ashpër mes të dyve. Presidenti i klubit parizien sfidoi lojtarin e tij:

“Do ta shohësh! Nuk do të luash më! Nuk do të dorëzohem!” Sulmuesi u përgjigj pa u kompleksuar: “Të shoh çfarë? Do të jeni i vetmi president në histori që nuk do të më lejoni të luaj”. Kështu duket se situata e Mbappe te PSG ka ndryshuar ditët e fundit, teksa paqja është rikthyer mes palëve. Skenari mund të ndryshojë sërish.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i ka bërë një propozim sulmuesit për të rinovuar me dy vite. Dhe Kylian po mendohet e po lëkundet… Rinovimi nuk është tashmë i pamundur. Me Mbappe që mund të firmosë kontratën e re që do t’i lejonte të largohej verën e ardhshme falë një klauzole jo shumë të lartë

Related posts

Arsenali dorëzohet, nuk arrin marrëveshje me yllin e Barçës

Sadik.Autor

PARALAJMËRIMI NGA SALGADO/ Kujdes nga lufta në futbollin spanjoll

Isa.Autor

5 trofe të fituar brenda vitit, Zidane hyn në histori tek Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment