Futboll Sport

ÇUDIA NGA KOSOVA/ Kërkon bileta në treg të zi gjyqtari i FIFIA-s..

Kosova pret nesër Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe interesimi për këtë sfidë ka qenë shumë i madh, aq sa biletat tashmë kanë përfunduar në treg të zi, pasi shitja e tyre ka përfunduar me kohë. Por nga Kosova nuk mungojnë edhe lajmet e çuditshme në prag të kësaj sfide.

Gjyqtari kosovar me stemën e FIFA-s, Besfort Kasumi, po merret me tregun e zi të biletave për ndeshjen Kosovë-Çeki. Dy ditë para zhvillimit të kësaj sfide, gjyqtari i njohur kosovar, Besfort Kasumi, ka befasuar me një postim të bërë në rrjetet sociale. Ai ka kërkuar bileta nga tregu i zi për këtë takim.

“A ka ndonjë me më shit 2 bileta për lojën Kosova vs Çekia (postimi origjinal: A ka naj kush mi shit 2 bileta për lojë Kosova vs Qekia)”, ka shkruar gjyqtari kosovar në profilin e tij në rrjetet sociale. Kujtojmë se biletat në tregun e zi shiten me çmime shumë herë më të larta se vlera reale.

Related posts

“AI MU PËRGJIGJ…”/ Maldini zbulon mesazhet që ka shkëmbyer me Mourinho

F.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Hungari-Angli. Rezultati 0-4

Delo.autor

Mbappe: Di Maria meriton të jetë titullar ndaj Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment