Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht me “POKER” Alaves, Benzema “HERO” me dopietë

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit. “Los Blancos” iu falën një Karim Benzema në një formë të mirë.

Ndeshja u hap nga goli i Casemiros. Mesfushori brazilian kërceu me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Ai mori një pasim të mirë nga Kroos dhe nuk gaboi.

Goli i dytë u shënua nga Benzema. Hazard tregoi vlerat e tij me një pasim me finte dhe francezi e dërgoi në rrjetë për 2-0. Ishte radha e Hazard për të çuar topin në rrjetë pas pasimit fantastik të Kroos. Pjesa e parë u mbyll 3-0 për kampionët.

Vendasit gjetën forca dhe shënuan me Joselu në të 59′ minutë, ndërsa Benzema i vuri vulën ndeshjes me golin e dytë personal dhe të katërtin për Realin. Ai shënoi mjaft mirë me një veprim fantastik dhe mbylli ndeshjen në 1-4. Reali ndodhet në vendin e dytë me 40 pikë, 4 më pak se Atletico dhe me dy ndeshje më shumë.

Golat dhe rastet e ndeshjes mund t’i ndiqni këtu

Related posts

SI ËSHTË E MUNDUR? Të gjithë bllokojnë portën, por shikoni ku përfundon topi (VIDEO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ El Fardou Ben mposht portierin Donnarumma dhe rihap sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

“YLLI I REALIT”: Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur, ja përse dështoi

Isa.Autor

Leave a Comment