Futboll Sport

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Guardiola: Mundëm një sulm të tmerrshëm, kur humbet duhet të…

Ishte një mbrëmje per fekte për Pep Guardiolën dhe ai i gëzohet kualifikimit të skuadrës së tij si kokë grupi në ndeshjen më të vështirë, atë kundër PSG-së.

“Ishte një ndeshje e mirë. Rreziku është gjithnjë kur ata kanë topin në 1/3-at e fushës. Ajo është e tmerrshme. Por, sërish ne bëmë një ndeshje të mirë si në takimin e vajtjes. Për fat të keq, në pjesën e parë nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e krijuara”, tha trajneri i Sitit për “BT Sport”.

“Pas golit të tyre, ne morëm një nokaut për 5-10 minuta, por e kaluam. Duhet të falënderojmë njerëzit që erdhën në stadium dhe na mbështetën. Ishte një mbrëmje e bukur për ne”, shtoi katalanasi që zor se kënaqet ndonjëherë, por këtë herë ka parë atë çfarë donte në fushë: “Ne përpiqemi gjithnjë. Ata luftuan shumë dhe ne duhet të bënim një punë të lodhshme në mbrojtje, për shkak të cilësisë që francezët kanë me pasimin e shkurtër.

Ne ishim thuajse të kualifikuar, por bëmë një ndeshje të mirë ndaj një ekipi të fortë. Këto 5-6 vitet e fundit kemi shkuar në 1/8-at dhe e bëmë si vendi i parë për të cilën unë jam më shumë sesa i kënaqur. Ne sulmojmë shumë mirë në hapësira dhe kemi cilësi me Bernardon. Ai pason në momentin e duhur, duke i nxjerrë shokët në rastet më të mira të shënimit.

Ky është një leksion i mirë. Kur humbet duhet të mos dorëzohesh. E dinim që barazimi ishte një rezultat i mirë, por fituam. Ndaj sulmit të tyre duhet të mbroheshim si skuadër. Shikoni rastin që humbi Nejmari, e prodhuan nga asgjëja. Nuk i di statistikat, por mendoj se ishim të shkëlqyer”.

Related posts

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Zbulohet axhenda e ndeshjes së bamirësisë, ja të ftuarit special

Delo.autor

Ja pse Franca fitoi Botërorin/ Zbulohet hajmalia origjinale e kampionëve të Botës

Isa.Autor

SULME ME THIKA/ Skena tmerri në Greqi, tifozët futen në fushë pas ndeshjes dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment