Futboll Ligue 1 Sport

PRITET ZYRTARIZIMI I MESSIT/ Neymar ia ofroi numrin 10-të, “Pleshti” i përgjigjet menjëherë për gjestin

Leo Messi ka zbarkuar në Parisi dhe aventura e re me klubin tashmë ka filluar.

Lojtari ndodhet në kryeqytetin francez, ku përshëndeti tifozët që ishin në aeroport, ndërsa tashmë është rrugës për të kryer testet mjekësore.

Messi do të ndryshojë jo vetëm kampionatin dhe shokët e skuadrës, por edhe numrin e fanellës.

Argjentinasi, në fakt, ka vendosur të mos marrë numrin 10, pavarësisht se Neymar, që e mban aktualisht te PSG, ishte gati për t’ia dorëzuar.

Messi, megjithatë, me shumë respekt, e falënderoi Neymarin për gjestin dhe iu përgjigj: “Ju nuk duhet të ma jepni mua”.

Ylli  argjentinas do të preferojë njërin mes numrave 19 dhe 30, që i ka përdorur në vitet e para si futbollist i Barcelonës. /Telegrafi

Related posts

“THE BEST AWARDS”/ Befasi totale në ceremoni, ja kush e fiton çmimin e lojtarit më të mirë (VIDEO)

Delo.autor

Futbollisti i kombëtares bëhet BABA për herë të dytë, BEFASON me emrin e foshnjes (FOTO)

Isa.Autor

ANKTH TEK ANGLIA/ Futbollisti kundërshtar luajti i infektuar me Koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment