Futboll Seria A Sport

RRËZIMET “KUQEZI” NË KAMPIONAT/ Gjysmë titulli, por Milan ngall dyshime

Le ta themi hapur: Milani ndaj Atalantës nuk bëri ndonjë figurë të mirë. Gjimshiti me shokët nënshtruan kryesuesit në të gjitha aspektet e në mënyrë të padiskutueshme. Sidoqoftë, një mbrëmje e mbrapshtë pavarësisht sesa dhemb, mund t’i ndodhë kujtdo sepse është pjesë e një rrugëtimi dhe një rritjeje konstante që Milani ka treguar në vitin e fundit.

Siç vë në dukje “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë janë të parët (nuk i ndodhte që nga sezoni 2010- ’11) me meritë me 18 pikë e 21 gola më tepër sesa 12 muaj më parë. 43 pikët aktuale në mbyllje të fazës së parë janë një rekord absolut në historinë e “Djallit” që kur kampionati italian përbëhet nga 20 skuadra, ndaj një dalje “huq” si ndaj Atalantës edhe mund të pranohet, por me kusht që ekipi i Piolit të ketë nxjerrë mësime të vyera nga ndeshja e së shtunës. Një humbje në Kupën e Italisë nesër kundër Interit mund të ngjallte dyshime mbi rezistencën psikofizike, çka mund të bëjë që një ekip i ri të shkërmoqet në pak kohë nëse nuk reagon si duhet ndaj presionit të rezultatit që te Milani nuk është se mungon.

ZERO E RËNDË – Pas 38 ndeshjesh ku shënonte të paktën një gol, Milani kundër Atalantës përjetoi një sfidë pa edhe golin e nderit. Hera e fundit pa shënuar ndodhte në janar të vitit të kaluar kundër Sampdorias. Zero realizime e zero pikë ndaj Atalantës, që zbuten vetëm sepse Interi nuk diti të përfitonte, siç bënte edhe në rastin kur kuqezinjtë u mundën nga Juventusi 1-3. Shiu i golave të “Djallit” u ndal pikërisht të shtunën me Golinin që u provokua për herë të parë në minutën e 26-të të takimit.

Gjithsesi, Atalanta përveçse vuri në dukje disa dobësi të kryesuesve, u konfirmua edhe si një tabu për Ibrën e shokë. Statistikat tregojnë se Milani ka fituar vetëm një nga 11 përballjet e fundit me ekipin e Gasperinit të cilin ka gjashtë vjet pa e mundur në “San Siro”. Asokohe vendosnin Kaka me dopietë dhe debutuesi Kristante e dukshëm kohët kanë ndryshuar. Te Milani nuk pranojnë të flasin për titull, por llogaritë përsëri do të bëhen kundër Atalantës. Më 23 maj, në ditën e fundit të kampionatit, do të jetë mirë që për atë ndeshje Pioli dhe të tijtë të kenë përcaktuar fatin e tyre në lidhje me kampionatin.

Related posts

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Shehi: VAR-i është i domosdoshëm, duhet të jemi më…

Delo.autor

EURO 2020/ Spanja e bën “7 ballë”, Italia perfekte. Triumfon Zvicra

Delo.autor

VALENCIA-REAL MADRID/ Ndizet sfida në “Mestalla”, “Los Blancos” realizojnë 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment