Futboll Premier League Sport

Djali i legjendës së United nënshkruan në ”Old Trafford”

Harvey Neville ka ndjekur hapat e babait të tij Phil, ndërsa ka nënshkruar kontratën e tij të parë me Manchester United. Ishte një festim i dyfishtë për të riun, pasi për ditëlindje realizoi ëndrrën të veshë fanellën e “Djajve të kuq”. Babai i tij ka regjistruar 386 paraqitje në “Old Trafford” për 15 vite pjesë e United. Natyrisht nuk mund të këshillonte djalin e tij drejt një klubi tjetër, përveçse aty ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij si lojtar profesionist.

Bashkangjitur me foton e djalit ai ka shkruar në “Instagram”: ‘Jam krenar për ty Harvey Neville. Ndiq ëndrrat e tua’. Gjithashtu edhe 16-vjeçari ka postuar në profilin e tij në po të njëjtin rrjet social një foto ku firmos kontratën me klubin e ri, karshi së cilës ka shkruar: Ndihem krenar dhe i emocionuar që firmosa me ekipin që kam përkrahur gjatë gjithë jetës sime”.

Edhe xhaxhai i tij, Gary Neville, ish-mbrojtësi i United e ka uruar të riun për nënshkrimin me klubin e zemrës së tij.

Harvey ka luajtur me Valencian në Spanjë, gjatë kohës kur Phil ishte trajner atje. Ai mund të luajë si mesfushor dhe sulmues gjithashtu. Vlerësohet si një ekzekutues mjaft i mirë për goditjet standarde, goditje këndi dhe dënimi. Kjo nuk është hera e parë që Harvey është pjesë e United, pasi ka luajtur me të rinjtë e akademisë, para se të kalonte te Manchester City, me të cilin ka fituar edhe Turin ndërkombëtare të Premier League.

Related posts

Rekord, portieri 75 vjeç luan në kategorinë e tretë në Itali

Sadik.Autor

Champions League nuk ndryshon vetëm formatin, në sezonin e ri priten ndryshime të tjera (VIDEO)

Sadik.Autor

DOUGLAS COSTA MAHNIT ME TË DASHURËN SUPER SEKSI/ Nathalia Felix, perla jashtë fushe e yllit të Juventus (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment