Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Mesfushori i Liverpool thur elozhe Rashford: Po të kishte tifozë, “Anfield” do ta…

Xhordan Henderson ka vlerësuar kontributin e rivalit të tij, Markus Rashford, në betejën për të luftuar varfërinë e fëmijëve në Britani përpara përballjes mes tyre. Kapiteni i Liverpulit tha se dy ekipet me rivalitetin më të fortë në Angli do ta lënë këtë pjesë mënjanë për të duartrokitur sulmuesin e “Djajve”, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë pandemisë për të luftuar varfërinë në shkolla. Në programin e revistës së ndeshjes, Henderson shkruan: “Për një herë të vetme, unë do ta lë mënjanë rivalitetin për të nderuar një nga lojtarët e Junajtidit dhe nuk kam dyshime që tifozët tanë do të më mbështesin pa asnjë mëdyshje duke qenë se bëhet fjalë për Markus Rashfordin. Ajo që Markus ka bërë gjatë 12 muajve të fundit është e pabesueshme.

Ai ka luftuar kundër varfërisë, duke u dhënë një zë fëmijëve të cilët nuk e kanë atë dhe përdori reputacionin e tij për përfitim të të tjerëve. Endi Robertson kishte të drejtë kur tha se Markus do të bëhej futbollisti i parë i Junajtidit, i cili do të merrte një duartrokitje nga tifozët në ‘Anfield’. Për arsye që dihen kjo nuk mund të ndodhë, por unë shpresoj që Markus ta dijë se të gjithë te klubi i Liverpulit kanë respekt total për të. Nuk është gjithnjë e drejtë që futbollistët të ngarkohen me peshën për të dhënë një shembull për shoqërinë. Ne jemi thjesht disa djem të rinj, mjaftueshëm me fat për të punuar në sport, por nuk ka dyshim se Markus është një shembull për këdo. Unë e konsideroj veten me fat që e kam shok skuadre tek Anglia, por sot ajo nuk do të ketë rëndësi, duke ditur se edhe për Markusin do të ishte njëlloj. Kjo është një ditë për rivalitetin dhe është një ditë për ne në Liverpulin e kuq që të japim gjithçka kemi për kauzën tonë, sepse kjo është ekzaktësisht ajo çka ky takim kërkon”.

Related posts

NGA ANSU FATI TEK “JASHTËTOKËSORI”/ Sa luks në sulmin e Barcelonës

Delo.autor

Bayern Munich nuk ndalet shënon golin e dytë (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Mourinho godet në merkato, bën afrimin e parë “low cost”

Delo.autor

Leave a Comment