Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDALI NË LAÇ/ Reagon drejtori i klubit kurbinas Halili: Nuk e godita unë arbitrin Bajramaj…

Pas incidentit të ndodhur në përfundimin e ndeshjes Laçi-Kukësi 3-2, ka reaguar drejtori i klubit kurbinas, Naim Halili. Edhe pse emri i tij nuk është përmendur në “Panorama Sport”, pasi detajet nuk janë zbardhur ende për shkak se arbitri kryesor, Kreshnik Bajramaj, ka fikur telefonin që pas ndeshjes në Laç, Halili ka dhënë një reagim.

“Pas përfundimit të takimit që Laçi luajti kundër Kukësit është raportuar dhe abuzuar nën emrin tim sikur ka ndodhur një incident midis meje dhe arbitrit Kreshnik Bajrami.  Deklaroj me përgjegjësi se këto akuza dhe këto lajme janë të rreme dhe të sajuara, me qëllim prishjen e qetësisë dhe imazhit të klubit të Laçit. Këto nuk janë asgjë tjetër veçse dashakeqësi e dikujt apo e disave për të mbuluar gabimet e tyre. Po sqaroj pozicionin tim:  Unë jam Naim Halili dhe nuk kam qenë aty fare. Sapo ndeshja ka përfunduar unë kam shkuar në dhomat e zhveshjes te lojtarët e ekipit tonë, e nuk ka asnjë mundësi që unë të jem në dy vende njëkohësisht.

Ç’lidhje kisha unë me arbitrin, aq më tepër kur ekipi ynë fitoi? Ai apo disa dëshirojnë të kamuflojnë gabimet e tij apo të tyre, duke akuzuar për dhunë. Unë nuk jam dhe as nuk do të jem kurrë pro dhunës. E gjithë kjo sajesë është me prapavijë të qartë denigrimi të suksesit të ekipit tonë, të njollosjes së ekipit tonë. Nuk mund të mbulohen gabimet trashanike me apo pa dashje me akuza qesharake. Distancohem nga ngjarje të tilla të sajuara, e ftoj organet kompetente të marrin masa për sajesa të tilla.

Ekipi ynë, klubi jonë, dhe i gjithë stafi i Laçit është ekstremisht kundër dhunës dhe pro ‘Fair Play’. Sporti bashkon, nuk ndan, ndaj ju bëj thirrje mediave të jenë të kujdesshme në dhënien e lajmeve, sidomos kur ato janë të sajuara e të rreme. Të lutem, dua edhe pamjet filmike. Nē tē kundērt do tē ngre padi penale, për prishje imazhi.

Related posts

Pas eliminimit nga Sevilla, De Gea konsideron të ardhmen

Q.Autor

“BOMBA” NGA ITALIA/ Ja kush pritet të ulet në stolin e MILANIT

F.autor

PAMJET/ Protagonist në La Liga, Myrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sulmuesit kuqezi

F.autor

Leave a Comment