Futboll Kategoria Superiore Sport

SPASTRIMET TE SKËNDËRBEU/ Ahmataj u vë “kryqin” 3 lojtarëve

Skënderbeu piketon largimet e para nga ekipi për pjesën e mbetur të sezonit. Prej fillimit të përgatitjeve në skuadër për ndeshjen kundër Kastriotit, Julian Ahmataj duket se e ka vendosur se kë do të mbajë në ekip për vijimin e kampionatit dhe me kë do të ndahet pas vetëm tre muajsh bashkëpunim. Duket se gjithçka është vendosur më herët nga numri një i pankinës bardhekuqe, që tashmë do t’i bëjë zyrtare ditën e sotme pas takimit me presidentin Takaj. “Panorama Sport” ka mësuar se fillimisht bëhet fjalë për Drin Govorin, Joan Çelën dhe Amer Dukën.
Drin Govori

Duket se këta të tre do të jenë largimet e para nga kampi bardhekuq pas 12 javëve të para të sezonit. Drin Govori, edhe pse ka qenë i piketuar si titullar fillimisht në ekipin e drejtuar nga Ahmataj, nuk ka bindur me paraqitjet e tij. 21-vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë e për pasojë palët duket se kanë vendosur për “divorcin”. Me largimin e Govorit Skënderbeut do t’i duhet me çdo kusht që të gjejë një zëvendësues të denjë për të plotësuar krahun e majtë të mbrojtjes, e cila tashmë ka mbetur e zbuluar.

Joan Çela

Ndryshe nga Govori, Çela dhe Duka nuk është se kanë pasur shumë hapësira në radhët e Skënderbeut. Të dy lojtarët minutat i kanë pasur tepër të limituara, pasi nuk e kanë bindur trajnerin më herët për t’u besuar një pozicion si titullar.

Të dy lojtarët kanë pasur edhe një krisje me trajnerin prej vitit të kaluar, ku pas ndeshjes së humbur me Vllazninë janë paraqitur me vonesë në analizën e ekipit. Kjo ka bërë që trajneri Ahmataj t’i pezullojë ata deri në momentin që do t’u komunikohet largimi nga ekipi.

Related posts

Giro d’Italia/ Yates triumfon në etapën e nëntë, dobët Froome dhe Aru

Sadik.Autor

KUALIFIKIMI “HISTORIK” NË CHAMPIONS/ Ish-gjyqtari i Premier zbulon: Robertson duhej ndëshkuar me të… (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI NË VERSIONIN “ULTRAS”/ Ja çfarë bën Ancelotti në festën e Napolit… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment