Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT E SUPER SFIDËS/ Dinastia Maldini bën 1000, ylli Dybala konfirmohet makth i Milan

Milani ndërpreu mbrëmë një seri prej 27 takimesh radhazi pa u mundur në Serinë A. Disfata e fundit ndodhte 304 ditë më parë, në mars kundër Xhenoas.

– Juventusi ka fituar 14 nga 16 ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Milanit (2 të humbura).

– Kjo e Milanit ishte seria e tretë më e gjatë në kampionat, duke qenë se tashmë janë 36 ndeshjet radhazi në të cilat shënon të paktën një gol. Në historinë e Serisë A, vetëm Juventusi ka mundur që të bëjë më mirë: 43 ndeshje me gol në 2014-ën dhe 44 ndeshje radhazi me të paktën një gol në 2017-ën.

– Milani është skuadra kundër të cilës Federiko Kieza ka qenë më protagonist se kujtdo tjetër në Serinë A: 3 gola dhe 3 asiste.

– Federiko Kieza realizoi dopietën e tij të parë në Serinë A, pas muajit korrik (tripletë kundër Bolonjës, kur luante me Fiorentinën).

– Ishte që prej muajit shkurt të vitit 2018, kundër Sasuolos, që një lojtar i Juves nuk ofronte dy asiste ndaj të njëjtit shok skuadre, në një ndeshje të Serisë A (në atë rast Bernardeski për Higuainin, ndërsa dje Dibala për Kiezën).

– Për herë të parë në karrierë, mbrojtësi kuqezi, Davide Kalabria, ka shënuar më shumë se një gol, në një sezon të vetëm të Serisë A.

– Që kur ka ardhur te Juventusi, Paulo Dibala ka qenë protagonist në nëntë gola kundër Milanit në Serinë A (5 realizime, 4 asiste).

– Nuk ndodhte që nga janari 2019, kundër Kievos, që Paulo Dibala të shërbente dy asiste në të njëjtën ndeshje të Serisë A.

– Ueston MeKeni ka shënuar më shumë gola në Serinë A si rezervë (dy në katër ndeshje), sesa kur luan si titullar (zero në 8 takime).

– Prezenca e djeshme ndaj Juventusit e Danielit, ishte ndeshja numër 1000 e dinastisë Maldini me bluzën e Milanit në Serinë A (647 Paolo, 347 Çezare dhe 6 Daniel).

– Rafael Leao dhe Aron Ramsej kanë luajtur ndeshjet e tyre të 50-ta, në të gjitha kompeticionet, respektivisht me bluzat e Milanit dhe të Juves.

Related posts

NUK ËSHTË MË NJË “PITBULL”/ Keidi Bare bëhet “maestro”. Mesfushori “kuqezi” evoluon tek Espanyol

Delo.autor

Nuk flet asnjëherë për të/ Menaxherja e Schumacher vendosi të bëjë një deklaratë

Isa.Autor

MILAN/ Pioli: Humbja ndaj Interit na dekurajoi, kundër Sampdorias luajmë për fitore

F.autor

Leave a Comment