Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ Befasohet Benzema, ylli i Real Madrid thirret në gjyq për çështje serioze

Sulmuesi i Reali Madridit Karim Benzema do të shkojë në gjyq për çështjen e shantazhimit të ish-shokut të kombëtares së Francës Matjë Valbuena, ngjarje që ka ndodhur 5 vite më parë.
Benzema
Prokuroria e Versajës komunikoi sot se 33-vjeçari është thirrur për të dëshmuar rreth skandalit që tronditi Francën dhe ekipin kombëtar të “Gjelave”. Bashkë me Benzemanë janë thirrur dhe 4 persona të tjerë.
4714c
Në nëntor të vitit 2015, sulmuesi i Realit u arrestua nga policia Franceze pasi Valbuena e akuzoi për shantazh. Pretendohet se Benzema kishte pajtur një person që t’i ushtronte presion ish-mesfushorit të Lionit dhe Marsejës për të paguar një shumë të konsiderueshme parash, ndryshe do t’i publikohej një video intime.
15857411430039
Benzema u hetua më pas në gjendje të lirë, por karriera e tij me kombëtaren franceze u mbyll në vitin 2015, pasi u përjashtua nga Federata. Akti i tij u dënua dhe nga kryeministri i kohës Manuel Vals, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish për 2-herë kampionët e botës. Ai ka fajësuar dhe trajnerin e Francës, Didië Deshamp duke mos e thirrur asnjëherë në kombëtare pasi i është nënshtruar racizmit.

Related posts

Higuain e konsideron një lojtar thelbësor, Juventus bën gati 40 milionë euro

Q.Autor

PARTIZANI ENDE PA BOMBER/ Ja arsyeja pse po vonohet sulmuesi i ri

Delo.autor

SARRI OPTIMIST/ 6 pikët më gëzojnë, jemi më mirë se parashikimi, duam të fitojmë…

Isa.Autor

Leave a Comment