Futboll Kategoria Superiore

STATISTIKAT/ Teuta skuadra më “e plakur”, Superiorja mes më të rinjve

Kategoria Superiore është një prej kampionateve ku luajnë më shumë futbollistë të rinj në botë. Statistikat në nivel botëror në lidhje me futbollistët e aktivizuar në këtë sezon tregojnë se kampionati i elitës në Shqipëri është mes 7 të parëve që kanë një mesatare moshe nën 25 vjeç (më saktësisht 24.99 vjeç).

Vendet e tjera të cilat janë më mirë në këtë klasifikim janë Holanda, Kroacia, Malin e Zi, Sllovakia, Letonia dhe Kirgistani. Për të përforcuar këtë statistikë mjaft interesante vlen të përmendet edhe fakti se në Kategorinë Superiore nuk ekzistojnë rregulla në lidhje me aktivizimin e lojtarëve të rinj në një ndeshje.

Të dhënat e platformës “WyScout” u janë referuar 73 kampionateve të ndryshme në botë për sezonin e kaluar dhe për sezonin aktual (pjesën e dytë të 2020-ës) duke pasur parasysh që ka edhe kampionate që e nisin sezonin në muajin shkurt dhe e mbyllin në nëntor (për shembull vendet e Amerikës së Jugut dhe vendet skandinave).

Duke u hedhur një sy më në detaje këtyre statistikave, vëmë re se Apolonia është skuadra që për momentin ka moshën mesatare më të re në këtë kampionat (22 vjeç), ndërsa Teuta është skuadra me moshën mesatare më të lartë (28.5 vjeç).

Related posts

FITORE ME PËRMBYSJE/ Manchester United mposht Evertonin e Anchelottit

Delo.autor

VIDEO/ Donnarumma shpërthen në lot para sfidës me Veronën, tifozët i kërkojnë largimin

Q.Autor

Jorginho: Ne duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli kampionë

Sadik.Autor

Leave a Comment