Futboll Premier League Sport

SULMUESI I ÇUDIRAVE/ Histori e pabesueshme, kur ylli Vardi luante me byzylyk elektronik në kavilje

“Nga asgjëja”. Kur në vitin 2016, Xhemi Vardi, fituesi i freskët i Premier Ligës më të pabesueshme të historisë me Lestërin, publikoi autobiografinë e tij, nuk mund të kishte zgjedhur titull më të goditur. Sepse, pikërisht “nga asgjëja” lindi karriera e tij.

Nga asgjëja, një djalosh nga Hillsborou i dashuruar me Shefilld Uednesdejn u në mënyrë të papritur një prej sulmuesve më të fortë të Anglisë. Shumë futbollistë e kanë nisur nga poshtë për të kurorëzuar ëndrrën e tyre si profesionistë, por historia e Vardisë është më shumë se e pabesueshme, duke qenë se në moshën 25-vjeçare luante ende në kategorinë e 6- të dhe 3 vite më vonë fitonte Premier Ligën si protagonist absolut.

Për ngjitjen e Vardit është folur dhe shkruar shumë gjatë viteve të fundit, por jeta e tij përbëhet nga episode të pabesueshme. Siç është ai në vitin 2007, kur në moshën 20- vjeçare, u arrestua pas një zënke jashtë një lokali. Në atë kohë, Vardi ishte punëtor në kompaninë “Trulife” dhe përpara pabit “Leadmill” ndërhyri për të mbrojtur një koleg pune dhe shok skuadre te diletantët, Kris Szpajer.

Djaloshi i shurdhër që në lindje po sulmohej nga dy djem dhe u mbrojt duke goditur njërin me shishe. Nga aty situata u agravua dhe u desh ndërhyrja e policisë. Dënimi për Vardinë ishte ekzemplar: 12 muaj burg me kusht, 6 muaj liri i monitoruar, 280 orë shërbim në komunitet dhe byzylyku elektronik në këmbë, për të kontrolluar lëvizjet e tij gjatë orarit të kufizimit, i cili ishte vendosur në orën 18:00.

Por, ai kishte lejen për t’u stërvitur dhe luajtur, gjithnjë duke respektuar orarin 18:00. Kështu, nuk mund të luante gjatë mbrëmjeve dhe jo transferta shumë të largëta.

“Nëse luhej larg më shumë se dy orë me makinë, nuk nisesha fare. Nëse ishte distancë më e shkurtër, mund të luaja rreth 60 minuta. Trajneri më zëvendësonte në minutat e para të pjesës së dytë, bëja gati çantën që të kisha kohë të kthehesha në shtëpi brenda orarit”, tregon bomberi i “Dhelprave”. “Ata që nuk e dinin se mbaja byzylykun elektronik në kavilje, është pak të thuash se u dukej e çuditshme.

Gjatë një ndeshjeje në Belper u zëvendësova dhe dola me vrap, duke kapërcyer gardhin në fund të fushës, sepse kisha luajtur më shumë se zakonisht dhe iu drejtova direkt makinës. Ishte një skenë e ngjashme futbolli në ‘Forest Gamp’. Një prej lojtarëve të ekipit tjetër, pyeti i çuditur:

‘Ku dreqin po shkon ai?’ Një tip që njihte një shokun tim u tha njëherë shokëve: ‘Ka një byzylyk elektronik, goditeni atje’. Mbajtja e tij gjatë ndeshjeve nuk ishte edhe aq keq, sepse mund ta sistemoja për të mbrojtur kaviljen nga goditjet”. Vardi u bashkua me Lestërin në 2012-ën nga Flitud Taun, por ai shënoi vetëm 5 gola në sezonin e tij të parë në Championship.

Atëherë ai mori një ofertë nga Ibica, jo për të luajtur futboll, por për të punuar në një diskotekë, tregon ish-shoku i skuadrës, Ben Marshall. Por, ish-trajneri Shekspir e bindi për të mos ia kthyer shpinën futbollit. Jeta e tij ka shumë episode të tilla… “nga asgjëja”.

Related posts

LIVE/ Bacelona-Levante, Messi zhbllokon rezultatin

Delo.autor

NJË MUAJ PAS MOMENTIT QË TRONDITI FUTBOLLIN/ Eriksen shfaqet në rrugët e Kopenhagenit me… (FOTO)

F.autor

“VITIN TJETËR DUA…”/ Neymar flet hapur: E vetmja gjë që dua është të luaj me Messi-n

Delo.autor

Leave a Comment