Futboll La Liga Sport

U TRANSFERUA ME BUJË/ Aguero harxhoi 500 mijë euro sapo mbërriti në Barcelonë për të blerë një…

Sergio Aguero ka filluar të ndihet si në shtëpinë e vet në Barcelonë tashmë dhe i harxhoi gjysmë  milioni euro sapo mbërriti në Katalonjë.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Manchester City muajin e kaluar, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Ai i shpenzoi 500.000 euro për ta blerë një veturë Ferrari SF90 Stradale. Kjo është vetura e parë hibride i prodhuesit italian.

Aguero është adhurues i madh i veturave. Ai ia dhuroi stafit të Manchester City një Range Rover dhe e la pas një Lamborghini në Angli.

“Në vitin 2014, i shpenzova 1.5 milionë euro për ta blerë një Lamborghini Aventador, isha i dehur, nuk e di pse e bleva”, u rrëfye Aguero.

“Duhet t’i kem bërë 1.200 kilometra në gjashtë vjet, nuk e përdorja pothuajse fare. I kalova dy vjet duke menduar pse e bleva”.

Argjentinasi u kthye në La Liga, ku në të kaluarën luajti për Atletico Madridin. /Gazeta Express/

Related posts

REALI NË KAOS / Perez zgjedh SUPER trajnerin e ri, nëse ikën Lopetegui

Isa.Autor

JO VETËM NEYMAR DHE LAUTARO/ Presidenti Bartomeu do të ndërtojë një Barcelonë ëndrrash

Delo.autor

Ndryshime në stolin e Kombëtares, ish-mbrojtësi i Romës bëhet ndihmës i Panuçit

Sadik.Autor

Leave a Comment