Futboll Seria A Sport

U DËMTUA NJË MUAJ MË PARË/ Nuk përfundon makthi për yllin e Romës, infektohet me COVID-19

Nuk përfundon makthi për Nikolo Zaniolon. Pasi u dëmtua muaj më parë në meniskun e gjurit të tij për të ndenjur jashtë fushave prej shumë kohësh, tani fantazisti i Romës është infektuar me koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike në faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Instagram”, ku shkroi se është asimptomatik dhe është vetë-izoluar në banesën e tij:

“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq kam rezultuar pozitiv me COVID-19, pas tamponit të kryer në mëngjesin e sotëm. Ndihem mirë dhe jam pa simptoma dhe kam filluar menjëherë karantinën.

Shpresoj të rikthehem në qendrën stërvitore në ‘Trigoria’ për t’u stërvitur sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë do të bëj tifo për shokët e mi të skuadrës nga shtëpia.”, përfundoi postimin e tij Nikolo Zaniolo.

FOTO

Related posts

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 3 parashikime

Q.Autor

Ditët e fundit të merkatos/ INTERI kërkon “strehim” për dy SUPER futbollistë

Isa.Autor

PAS AKORDIT 14 MILIONË EUROSH/ Rrahmani në ambientet e Napolit për vizitat mjekësore

Delo.autor

Leave a Comment