Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Nuk preferohej nga Lampard, futbollisti i Chelsea transferohet tek klubi ku aktivizohet lojtari shqiptar

Deni Drinkuotër largohet nga Çelsi për tu transferuar tek skuadra e Kashimpashas.

Mesfushori britanik i cili la shenjë në triumfin e titullit kampion me Leisterin në sezonin 2015/2016, transferohet në formulën e huazimit të thjeshtë 6-mujor tek klubi i Superligës turke, ku do të gjejë dhe lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra e Çelsit në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale, ku i ka uruar fat britanikut.

Drinkuotër këtë sezon nuk është preferuar aspak nga tekniku i bluve të Londrës Frenk Lampard i cili nuk e ka aktivizuar tek skuadra e parë por e ka dërguar të luajë me skuadrën e dytë të Çelsit.

Related posts

Federer nis në Dubai përgatitjet për rikthimin në fushë

Sadik.Autor

ANALIZA/ Një Shqipëri mbrojtëse, por edhe një Angli e brishtë. Notat e “The Times” për ndeshjen e Wembley

F.autor

BLACKPOOL – ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë fitoren e parë në “FA Cup” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment