Futboll Sport

VLEN 800 MIJË EURO/ Ja kush është futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Egyon Bejtulai është futbollisti më i shtrenjtë i momentit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ai vlerësohet nga faqja e specializuar ‘’Transfermarkt’’ me 800 mijë euro.

Bejtulai mban edhe shiritin e kapitenit te kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, teksa është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke dhënë një kontribut të çmuar në kualifikimin historik për në kampionatin Europian. Shoku i tij i skuadrës Lupçe Doriev dhe Dembo Darbo nga Shkupi ndajnë vendin e dytë me nga 700,000 euro secili. Për më tepër shikoni tabelën e plotë të lojtarëve me vlerën më të lartë.

Tabela e lojtarëve me vlerën më të lartë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Egzon Bejtulai (Shkëndija) 800,000 euro
Lupçe Doriev (Shkëndija) 700,000
Dembo Darbo (Shkupi) 700,000-
Enur Totre (Shkëndija) 500,000
Darko Miçevski (Vardari) 500,000
Gjorgji Stoilov (A. Pandev) 500,000
Mevlan Murati (Shkëndija) 450,000

Luka Stankovski (Rabotniçki) 400,000
Tome Kitanovski (Makedonia GP) 400,000
Matej Cvetanoski (Vardari) 400,000.

Related posts

Luciano Spalletti: Te Interi lejova gjëra që nuk duhet të ndodhnin, tani jemi skuadër tjetër

Sadik.Autor

Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje

Isa.Autor

INTERI nuk e harron Parmën, 3 vjet më parë një SHQIPTAR e gjunjëzoi në “San Siro”

Isa.Autor

Leave a Comment