Futboll Sport

ZBARKON NË STAMBOLL/ Mesfushori Ozil: Gjithmonë kam qenë me Fenerbahçe, ëndrra ime po bëhet…

Mesut Ozil është tashmë në Stamboll me synimin për të nënshkruar me Fenerbahçe, çka sipas fjalëve të tij të para është “përmbushja e një ëndrre”. Vetë klubi njoftoi në faqen e vet të internetit ardhjen e futbollistit gjerman me aeroplan privat nga Londra, ku ka luajtur për Arsenalin që nga viti 2013. Ozil u prit këtë mëngjes në aeroportin Atatürk nga drejtori sportiv i Fenerbahçe, Emre Belözoglu, dhe ekipi i televizionit të klubit.

“Unë jam shumë i ngazëllyer, kam qenë gjithmonë tifoz me Fenerbahçe. Një ëndërr po përmbushet për mua. Mezi pres ta vesh fanellën e re dhe shpresoj të jem i suksesshëm me shokët e mi të skuadrës”, –  tha Özil për “Fenerbahçe TV”. Emre Belözoglu, drejtori sportiv, gjithashtu foli me superlative për këtë nënshkrim, duke shprehur shpresën e tij se “iluzioni i fëmijërisë së Mesut dhe një ëndërr e të gjithë tifozëve të Fenerbahçes do të bëhen realitet. Kemi dy ose tri ditë përpara, pastaj të gjitha palët do të bëjnë njoftimin zyrtar së bashku”.

Ozil arriti në Stamboll i shoqëruar nga gruaja e tij, aktorja suedezo-turke, Amine Gülse, e cila pozoi për kamerat së bashku me vajzën e tyre, Eda, duke deklaruar: “Jemi të lumtur që po kthehemi në vendin tonë”. Sipas mediave të ndryshme turke, Özil do të nënshkruajë një kontratë 3.5-vjeçare, por klubi, i cili aktualisht mban vendin e dytë në “Super League” të Turqisë, nuk ka dhënë detaje. Mesut Özil, i lindur në një familje turke në Gelsenkirchen (Gjermani) më 1988, e filloi karrierën te FC Schalke.

Më 2010 nënshkroi për Real Madridin, para se të transferohej tek Arsenal në vitin 2013. Deri më 2018 ishte pjesë e ekipit kombëtar gjerman. Ai u largua kombëtarja gjermane pas një polemike në lidhje me pozimin me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan më 2018, çka u interpretua si miratim politik pak para zgjedhjeve turke.

Related posts

Largohet nga Paris Saint Germain, Draxler pranë transferimit

Q.Autor

PO SHKËLQEN/ Sevilla programon blerjen përfundimtare te Adre SILVAS

Isa.Autor

Bregu i Fildishtë jep alarmin, është zhdukur Toure!

Sadik.Autor

Leave a Comment