Futboll La Liga Sport

PASARDHËS I SERGIO RAMOS/ Real Madrid hidhet në sulm për mbrojtësin e “Kuqezinjve”…

Simon Kjaer është mbrojtë si i zgjedhur nga Reali i Madridit në merkaton e verës nëse Serxho Ramos do të largohet drejt PSG-së. Danezi i pëlqen shumë Zinedin Zidanit për karakteristikat që ka. Mbrojtësi i Milanit ka qenë në ligën spanjolle në sezonin 2017-2018 kur ishte pjesë e Sevijes, por u huazua në disa skuadra të ndryshme deri sa përfundoi në Milano.

Këtu u shndërrua në një futbollist të rëndësishëm për formacionin e Polit, ku ka zhvilluar 22 ndeshje zyrtare. Forca e tij në ajër (1.91 m) është një nga karakteristikat më të mira si në zonën e tij, ashtu edhe në atë kundërshtaren. Në momentin kur luhet në hapësirë, Kjaer shfaq vështirësi sepse nuk ka shpejtësi, por ia del me eksperiencë. Bëhet fjalë për një transferim deri në 15 milionë euro dhe ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me rrogë 5 milionë në vit.

Në moshën e tij 31- vjeçare, Kjaer do të ëndërronte një transferim të bujshëm, por edhe te Milani gjendet në perfeksion dhe shumë i kënaqur me ecurinë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fundin e sezonit, por largimi i Ramosit do të shkaktojë një efekt domino të pashmangshëm në skuadrat kryesore në Europë dhe Milani nuk mbetet pas.

Related posts

Futbollisti irlandez bëhet milioner, fiton shumën e majme në lotari

Q.Autor

U LARGUAN PAS DY SEZONESH/ Tirana falënderon Kale dhe Torasën: Do të jeni gjithmonë shokë skuadre dhe…

Delo.autor

SEZON DRAMATIK/ Partizani shpallet kampion i Shqipërisë, “demat e kuq” fitojnë trofeun e 17 në histori

F.autor

Leave a Comment