Futboll Seria A Sport

“ZONJA E VJETËR” E NIS ME “POKER”/ CR7 me shokë “çmontojnë” Udinen, Pirlo pret dhurata nga merkato (VIDEO)

Katër gola për tre me shumë peshë. Juve e nis me këmbën e mbarë vitin e ri, por për të mbrojtur titullin kampion i duhet më shumë se kaq, dhjetë pikë diferencë me Milan e vendit të parë, kundërshtarin e tyre të radhës, janë shumë. “Zonja e Vjetër” harron shpejt atë humbje të turpshme kundër Fiores, përballë Udineses “armata” e Pirlos dhuroi një spektakël ofensiv. Bardhezinjtë përkëdhelin “mbretin” e tyre, C.Ronaldo, autor i një dy golëshi dhe një asisti

Në “Stadium”, torinezët përjetuan makthet e fund vitit teksa Udine kaloi shpejt në avantazh me De Paul por me ndihmën e sistemit VAR, arbitri anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë. Në minutën e 30-të ishte i përhershmi CR7 që kaloi bardhezinjtë në avantazh me një gol të bukur. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Chiesa konvertoi në gol një asisit të portugezit duke dyfishuar shifrat. Për të mbyllur llogaritë me këtë sfidë mendoi sërish Ronaldo që në minutën e 70-të kompletoi “dopjetën” e tij dhe golin e tretë për Juven. Koha shtesë solli dhe dy gola të tjerë, fillimisht Udinese ngushtoi shifrat në 3-1 me Zeegelaar ndërsa në fund, në minutën e 93-të Dybala firmosi në golin e katërt.

Pirlo

Në fund të ndeshjes, Andrea Pirlo u ndal në dy tema të nxehta, Dybala dhe Oliver Giroud: “Kemi nevojë për Dybala ashtu si ai ka nevojë për ne. Këtë javë punoi mirë dhe të gjithë dëshironim që ai të shënonte, e meritoi diçka të tillë dhe të gjithë e përqafuam. Giroud? Mund të na bëjë punë, të shohim dhe shpresojmë të bëjmë diçka në ditët në vijim”, u shpreh Pirlo.

Related posts

“NDJEVA KAVILJEN TË RROTULLOHEJ”/ Ronaldo tremb Juventusin. “Buletin lufte” te bardhezinjtë

Delo.autor

Fitorja e Laçit për Europë, Teuta përmbys Lushnjën

Q.Autor

MILAN-UDINESE/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon Lasagna

Delo.autor

Leave a Comment