Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Disfata ndaj Kukësit, Juljan Ahmataj largohet nga drejtimi i Skënderbeut

Ndodhi ajo që pritjej! Juljan Ahmataj nuk është më pjesë e Skënderbeut. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi korçar nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut.

Te Skënderbeu bëjnë me dije se marrëveshja e bashkëpunimit është mbyllur me bashkëpunim, pas një bisedë mes paleve. Kujtojmë që korçarët u mposhtën ditën e djeshme nga Kukësi me rezultatin 0-4, teksa kjo humbje nuk është kapërdirë dot nga drejtuesit duke parë edhe pozitat ku ndodhet kjo skuadër.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”

Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!

Me Respekt,

KF Skënderbeu

Related posts

Kukësi motivohet për ndeshjen kundër Karabagut, ja çfarë ka premtuar Presidenti Gjici

Isa.Autor

MAVRAJ NË STOL/ Hysaj kapiten me Islandën: Na sulmojnë padrejtësisht, japim maksmimunin për Kombëtaren

F.autor

ZGJODHI TË KTHEHEJ TEK CAGLIARI/ Flet Radja Nainggolan: Conte do bëhet pishman…

Delo.autor

Leave a Comment