Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Mendon për të ardhmen, Vllaznia kthen në shtëpi sulmuesin që u aktivizua tek Bylis

Vllaznia ka siguruar një tjetër firmë për merkaton e janarit. Klubi shkodran ka rikthyer sulmuesin 19-vjeçar Angjelo Radovani në Shkodër dhe tashmë ai ka firmosur kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë.

Radovani kaloi te Bylisi dhe pas një qëndrimi të shkurtër pranoi rikthimin te Vllaznia. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Ai do të aktivizohet me Vllazninë U-21, ndërsa do të thirret në çdo moment nga ekipi i parë.

Radovani është afrimi i dytë te Vllaznia gjatë merkatos së dimrit pas Albion Avdijajt.

Njoftimi i Vllaznisë

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Angjelo Radovani. Sulmuesi 19 vjeçar shkodran pas një përvojë të shkurtër në Ballsh, rikthehet për të dhënë më të mirën e tij në klubin ku u formua si futbollist.

Me Radovanin është firmosur një kontratë trevjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin e 21 vjeçarëve, por duke qenë vazhdimisht në vëmendjen e stafit të ekipit të parë.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Angjelo!”

Related posts

CROTONE-JUVENTUS/ Mungon CR7 në këtë ndeshje prej COVID-19, debuton Chiesa (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Një argjentinas për kampionët e Europës, Manchester City mendon për të ardhmen

F.autor

Manchester United shfaq interes për Lewandowskin

Q.Autor

Leave a Comment