Futboll Sport

ZYRTARE/ Një nga më të mirët e FIFA-s dhe UEFA-s, gjyqtari spanjoll rezulton pozitiv me Covid-19

Komiteti Teknik i Arbitrave në Spanjë ka njoftuar një tërheqje të përkohshme nga radhët e tij. Fjala është për Antonio Mateu Lahoz, që konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë ndërkombëtarisht, nga FIFA dhe UEFA. Valenciani nuk do të jetë në gjendje të gjykojë gjatë javës së ardhshme, pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Kjo është një goditje brenda kolektivit të arbitrazhit spanjoll, sepse flitet për një nga më të rëndësishmit dhe që në shumë raste është caktuar për ndeshje të vështirësisë së lartë, siç janë “El Clasico” dhe derbet. Me Superkupën Spanjolle fare pranë (të mërkurën), një nga kandidatët për arbitër ishte Antonio Mateu Lahoz; në fushë ose në dhomën e VAR-it. Covid-19 e ka penguar.

“Shërbimet mjekësore të Komitetit Teknik të Arbitrave të RFEF njoftojnë tërheqjen e përkohëshme të Antonio Mateu Lahoz, që doli pozitiv për COVID-19. Arbitri nga Valencia është asimptomatik dhe në gjendje të mirë”, – njoftoi Federata Spanjolle e Futbollit në një deklaratë të shkurtër.

Related posts

Atalanta në kërkim të shqiptarit, e kërkojnë 2 ekipe në Seria A

Sadik.Autor

MOTI I KEQ/ Pogradeci i mbuluar nga dëbora, shikoni çfarë ndodh në stadiumin “Gjorgji Kyçyky” (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJE BEFASUESE/ Barcelona mposhtet nga Real Betis, Xavi pëson disfatën e parë

Delo.autor

Leave a Comment