Futboll La Liga Sport

ËSHTË VETËM NJË TITULL LARG REKORDIT/ “Jashtëtokësori”, ka një renditje ku ai mburret me vendin e dytë…

Leo Messi mund të mburret shpejt edhe me vendin e dytë të listës së lojtarëve me më shumë trofe në historinë e futbollit. Argjentinasi ka fituar 36 tituj në karrierën e tij, deri më tani, dhe është vetëm një të tillë larg rekordit të Andrés Iniesta dhe Maxwell, nga 37 secili. Mbi të gjitha, duket larg akoma Dani Alves, i cili kryeson klasifikimin me 42 tituj.

Messi ka fituar 10 La Liga me Barçën, përveç 8 Superkupave të Spanjës, 6 Kupave të Mbretit, 4 Ligës së Kampionëve, 3 Superkupave të Europës dhe 3 Botërorëve për Klube. Në nivelin kombëtar, Leo ka fituar një medalje të artë olimpike dhe një Kupë Bote U-20. Të dy titujt llogariten, duke pasur statusin zyrtar nga FIFA. Në këtë mënyrë, Leo llogaritet me të njëjtët tituj të Iniesta, i cili fitoi 32 të tillë me Barçën, përveç 3 të tjerëve me Spanjën (2 Kampionate Europiane dhe 1 Kupë Bote) dhe 2 në Japoni.

Renditja e lojtarëve, sipas titujve të fituar
1-Dani Alves: 42 tituj
2-Iniesta: 37
3-Maxwell: 37
4-Messi: 36
5-Giggs: 36
6-Daglish: 35
7-Piqué: 34
8-Victor Baía: 34
9-Xavi: 33

Related posts

“RILIND” LUFTËTARI/ Flet zëvendës trajneri Kristidhi pas fitores: Kam derdhur djersën për fanellën…

Delo.autor

MESSI E DI/ ZBULONI planin “BOMBË” që nxjerr DEMBELEN nga Barça

Isa.Autor

TIFOZERITË/ Në Itali dorëzohen dhe pranojnë ‘humbjen’ në tribuna: Ka ‘pushtim’ shqiptarësh, ne me Del Pieron

F.autor

Leave a Comment