Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Sanabria firmos me Torinon, por ja çfarë i ndodh gjatë vizitave mjekësore…

Tashmë është zyrtare, Antonio Sanabria është lojtari i ri i Torinos.

Klubi piemontez ka arritur të blejë sulmuesin paraguajan nga skuadra e Betisit në La Liga. Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i Torinos me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Sanabria ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, por ndërkohë ish-sulmuesi i Betisit gjatë vizitave mjekësore me klubin e ri, është evidentuar pozitiviteti me koronavirus, duke qenë asimptomatik.

KOMUNIKATA E KLUBIT TË TORINOS –

“Futboll Klub Torino ka nderin të prezantojë blerjen e saj më të re nga Real Betis, futbollistin Antonio Sanabria. Sulmuesi ka firmosur një kontratë katër vjeçare. Gjatë vizitave mjekësore, është vërejtur se sulmuesi është i infektuar me COVID-19. Sanabria është asimptomatik dhe nuk ka patur asnjë kontakt me grupin e skuadrës, dhe është vetë-izoluar menjëherë.”

Related posts

“TRADHTIA” E BONUÇIT/ Zbulohen mesazhet ku shokët i kishin ngritur kurthe të mos kthehej tek Juventusi

Delo.autor

PREZANTOHET TEK CAGLIARI/ Nainggolan mesazh të fortë: Do t’i tregoj “Zikaltërve” që…

Delo.autor

“Gjelat” këndojnë sërish/ Presidenti i Hysajt merr Barin për 250 mijë euro

Isa.Autor

Leave a Comment