Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Tjetër lojtar lë Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi i Partizanit prezantohet tek klubi…

Dionis Çikani është lojtari i radhë lë kampionatin shqiptar për të kaluar në Kosovë, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Drenicës, e cila drejtohet nga Bledar Devolli.

Sulmuesi 21-vjeçar ka kaluar në klubin kosovar në formën e huazimit nga Partizani, teksa menjëherë pas prezantimit është vënë nën urdhrat e trajnerit Devolli.

Çikani do të jetë pjesë e Drenicës deri në fund të sezonit dhe më pas do të rikthehet te Partizani, me shpresën se do të ketë kapur një formë të mirë dhe të bindë stafin për më shumë minuta në dispozicion.

Kujtojmë se qendërsulmuesi Çikani, në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranës B dhe Besës së Kavajës, përveç Partizanit, teksa bëhet përforcimi i 7-të për Drenicën në këtë merkato.

Related posts

Rënia nga kategoria nuk është problemi i vetëm për Vllazninë/ shkodranët kanë dhe këtë hall të madh

Sadik.Autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG mbulon me ar mesfushorin Kessie, zbulohet shifra e çmendur”

Delo.autor

“NUK KËRKOJ JUSTIFIKIME APO FAJ”! Simeone: Dhamë gjithçka. Ja pse Felix e nisi rezervë

Delo.autor

Leave a Comment