Futboll I pakategorizuar Sport

HYSAJ DHE GJIMSHITI RIVALË PËR 24 ORË/ Njëri do të mbrojë Kupën e Italisë, tjetri do t’ia rrëmbejë

Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti do të luajnë aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me objektivin e madh për të shkuar në finale. Napoli mirëpret sot në mbrëmje në “Diego Armando Maradona” Atalantën për 90 minuta spektakolare. Situata në kampin napolitan nuk është aspak e qetë pas deklaratave të forta të trajnerit Gatuzo se presidenti e ka zhgënjyer dhe ai mund të largohet nga drejtimi i skuadrës.
maxresdefault
Megjithatë, fitorja e fundit në kampionat ka qetësuar disi ujërat. Gatuzo ka vendosur t’i besojë Elseid Hysajt nga krahu i majtë i mbrojtjes, i cili ka bërë ndeshje të mira dhe konstante. Atalanta kërkon të përfitojë nga këto momente të vështira të Napolit dhe Gasperini ka thumbuar rivalët duke i konsideruar kandidatë për titullin kampion në Itali. Edhe ky i fundit nuk heq dorë nga aktivizimi i Gjimshitit, i cili është i rëndësishëm.

formaci

Related posts

PËRLOTET I BIRI I LIUT/ Lojtarë e tifozë nderojnë Ali Memën: Kur jeton në zemrën e familjes… (VIDEO)

Delo.autor

“IBRA NUK PRANOI STOLIN”/ Pioli: Ai u mërzit për rezultatin, për të ardhmen do të flas në…

Delo.autor

LIVE/ EURO 2020: Nisin kualifikueset, Franca do 3 pikët në Islandë

Delo.autor

Leave a Comment