Futboll Ligue 1 Sport

BËN GATI LISTËN E DËSHIRAVE PËR MERKATON/ Pochettino injoron Icardin, kërkon të marrë sulmuesin e Premier League…

Mauricio Pochettino duket se ka ardhur me ide të qarta në krye të PSG. Trajneri argjentinas e ka bërë gati listën e dëshirave për merkaton e verës dhe në krye të saj ka vendosur emrin e Harry Kane.

Pavarësisht se në ekip ka një sulmues si Icardi, duket se Pochettino nuk i beson Mauritos dhe kërkon që si “pykë” në formacionin e tij të jetë Harry Kane. Dyshja kanë punuar së bashku për shumë vite te Tottenham dhe gëzojnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, i vështirë duke finalizimi i marrëveshjes me “Gjelat” e Londrës, pasi për të lënë të lirë një sulmues si Harry Kane, shtypi anglez bën me dije se presidenti i Tottenham kërkon të paktën 180 milionë euro. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës.

Related posts

“TË FUTEMI NË FUSHË PËR TË FITUAR NDAJ LAÇIT”/ Egbo: Nuk kam frikë të them jemi për titull, por…

Delo.autor

Roma shënon gol ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

THUR ELOZHE PËR YLLIN BROJA/ Trajneri i Southampton: Është shumë i talentuar dhe na impresionoi në…

Delo.autor

Leave a Comment