Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG mposht me “POKER” Barcelonën në “Camp Nou”, Mbappe “HERO” me tripletë

PSG-ja ka triumfuar me shifrat e thella 4-1 ndaj Barcelonës, në “Cam Nou” në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve, të vlefshme për fazën e 1/8-ve. Parisienët hedhin kështu një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Padyshim heroi i ndeshjes ishte Kilië Mbape, i cili realizoi tripletë golash.

Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Leo Mesin, që ktheu në gol një penallti të fituar nga De Jong në minutën e 26’, por ky avantazh zgjati vetëm 6 minuta, pasi në minutën e 32’, Mbape vendosi baraspeshën.

Ishte përsëri sulmuesi francez, i cili në minutën e 65’ përmbysi rezultatin, duke shënuar pas një topi të mbetur në zonë. Ken realizoi të tretin për skuadrën e Poçetinos në minutën e 70’, teksa për të vulosur gjithçka mendoi përsëri Mbape, i cili shënoi edhe të 4-in për francezët, ndërsa të tretin personal.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Francë më 10 mars, në “Parc de Princes”.

Related posts

NJË HAP LARG HISTORISË/ CR7 në kërkim të rekordit, që do ta bënte më të madhin e të mëdhenjve

Delo.autor

“DO TË LUFTOJMË PËR TITUJ”/ Flet Tony Kroos: Është e vështirë të arrish në nivelin e…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli i Gattusos zhgënjen! Alkmaar i merr 3 pikë në Itali

Delo.autor

Leave a Comment