Futboll Kategoria Superiore Sport

E MBYLLI ME SHKODRANËT/ Ish-sulmuesi i Vllaznisë i bashkohet skuadrës tjetër të Superiores

Kastrioti ka qëndruar vetëm tri ditë pushim dhe u është rikthyer përgatitjeve që prej datës 3 janar. Lëvizjet në skuadër nuk kanë qenë të shumta, pasi deri më tani janë bërë vetëm disa lëvizje.

Dy janë lojtarët e larguar nga skuadra dhe ata janë mbrojtësit Damir Grgiç dhe Endri Reçi, të dy të afruar në skuadër në verën e shkuar të cilët edhe minutat nuk i kanë pasur të shumta.

Merkatoja në hyrje ka qenë pak më aktive pasi janë afruar deri më tani tre lojtarë. Pak ditë më parë, gazeta pasqyroi afrimin e dy vëllezërve Selmani te krutanët, ndërsa në stërvitjen e parë të 2022-shit, listës së afrimeve i është shtuar edhe një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Kaina Nunjes, i cili pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Vllaznisë. Nunjes nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon te shkodranët, por në ndeshjen e vetme që është aktivizuar, ka arritur që të shënojë.

Nunjes më parë ka luajtur edhe për Besën në Kategorinë e Parë, ku në 15 ndeshje ka shënuar 7 gola.

AJAZI – Spartak Ajazi u dëmtua në ndeshjen e fundit të pjesës së parë të sezonit në Laç dhe për dy javë qëndroi pushim. Dje sulmuesi i është rikthyer stërvitjes, ndonëse aktualisht po kryen vetëm vrapime.

Related posts

“ISHA I “ÇMENDUR” PËR SHEVCHENKO-N”/ Mesfushori Kessie: Tifoz me Milan-in që në fëmijëri. Tani dua…

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Zhbllokohet derbi në “Air Albania”, Melo ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA U DËNUA NGA FIFA PËR MERKATON/ Trajenri Lampard beson: Nuk më duhen lojtarë të rinj, por…

Delo.autor

Leave a Comment