Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Atalanta-n në frymën e fundit falë Mendy

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke qenë se kthimi tani do të jetë në Spanjë.

Por sa vuajtje dhe sa djersë deri në fund. Goli që ka zhbllokuar ndeshjen dhe i ka dhënë fitoren 1-0 ekipit të Zidane ka ardhur nga distanca me Mendy, në minutën e 85-të të ndeshjes.

Francezi ka shfrytëzuar pasimin e Modric dhe me të djathtën e tij ka kalibruar topin aty ku Gollini nuk ka arritur dot.

Skuadra e Gasperinit del megjithatë me kokën lart pasi i bëri ballë një ndeshje e cila u vu në binarët e vështirë duke qenë se luajtu me një futbollist më pak prej minutës së 17-të kur Freuler doli me karton të kuq për një ndërhyrje pikërisht ndaj mbrojtësit francez.

Një vendim i ekzagjeruar i arbitrit duke qenë se nuk ishte në një rast të bujshëm për gol dhe sepse ndodhej në diagonale duke hyrë për në zonë.

E sikur të mos mjaftonte i kuqi, në mesin e pjesës së parë, Atalanta humbi edhe bomberin e saj, Duvan Zapata për një dëmtim.

Related posts

KONSIDERORET ZËVENDËSUES IDEAL TË SUAREZ/ Ja plani financiar i Barçës për blerjen e “Demin” Lautaro

Delo.autor

SHPALLET “LOJTARI MË I MIRË I BUNDESLIGËS”/ Ja kush e fiton çmimin mes Haland dhe Davies

Delo.autor

NJË SHQIPTAR KUNDËR KOSOVËS/ Futbollisti gati të realizojë debutimin me Greqinë

Delo.autor

Leave a Comment