Champions League UEFA

CR7 bën “shefin” te Reali, ia cakton formacionin anti-PSG Zidanes

Ndikimi i Cristiano Ronaldos te Real Madridi, duket se është më i madh se sa është menduar.

Portugezi që është një lider i pakontestuar në fushë e po ashtu edhe i pazëvendësueshëm, duket se ka ndikim edhe në formacionin e skuadrës së Real Madridit.

Sipas asaj që shkruan revista “Don Balon”, sulmuesi i Realit i ka kërkuar dhe formuluar formacionin anti-PSG trajnerit të tij, në lidhje me sfidën e kthimit.

Real Madrid, ka rezultat të mirë prej 3:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’, me Cristiano Ronaldon që ka shënuar dy gola në këtë ndeshje.

 

E për ndeshjen e kthimit, Ronaldo sipas kësaj medie i ka kërkuar Zidanes një formacion me mbrojtës, me skemën 4-4-2, me Benzeman që duhet sakrifikuar.

Sipas 33-vjeçarit, PSG-ja vuan shumë kundërsulmin, ndaj Ronaldo do të preferonte Gareth Bale si shok të repartit.

Related posts

DO TË FESTOSH NËSE SHËNON NDAJ LIVERPOOLIT? Suarez jep përgjigjen epike

Delo.autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ Parisienët barazojnë shifrat, shënon Bernat

Delo.autor

HISTORIKE/ Ylli i Francës shënoi golin e 8000-të në Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

Leave a Comment