Futboll Seria A Sport

CONTE MERR LAJMIN E KEQ/ Lojtari “Zikaltër” dëmtohet përsëri dhe rrezikon Derbin e Madoninës

Lajme të këqija vijnë nga shtëpia e Interit përpara derbit ndaj Milanit, e cila është në program të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, Stefano Sensi ka pësuar përsëri një dëmtim muskulor dhe rrezikon shumë të mos jetë në dispozicionin e Antonio Kontes ndaj kuqezinjve, në një sfidë kaq delikate që mund të jetë vendimtare për fatet e të dyja ekipeve për rrugëtimin drejt titullit kampion.

Inter është në emergjencë në mesfushë pasi edhe Arturo Vidal ndodhet në dyshim të madh pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Fiorentinës ku Interi triumfoi në “Artemio Franchi” me rezultatin 0-2.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Italisë mposhtin Sampdoria-n dhe ngjiten në vendin e tretë

Delo.autor

“BOMBA” E MERAKTOS/ Trajneri Koeman kërkon kalimin në “Camp Nou” yllin e Liverpool…

Delo.autor

NDESHJA ATLETICO-JUVENTUS/ Kritikohet Conte: Nuk do ta fal kurrë…

Delo.autor

Leave a Comment