Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Atalanta mposht Napolin dhe i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në finale

Atalanta ka mundur 3-1 Napoli-in dhe i është bashkuar Juventus-it në finalen e Kupës së Italisë.

Gjithçka e lehtë për Gjimshitin dhe shokët e tij falë dy golave të shpejtë të realizuar nga Zapata (10′) dhe Pessina (16′). Napoli ka rihapur takimin në pjesën e dytë me Lozano (53′), por Pessina (78′) ka shënuar golin e dytë personal dhe shuar përfundimisht shpresat e miqve me një magji.

Lajmi tjetër keq për napolitanët ka qenë dëmtimi i Hysaj. Shqiptari ka qenë i detyruar të lërë fushën në minutën e 42-të për shkak të një problemi fizik.

Një problem i madh për Gattuso-n, i cili nuk ka në dispozicion as Manolas për shkak dëmtimi dhe as Koulibaly për shkak të Covid-19.

Related posts

BYLIS-VLLAZNIA/ Ndeshje e “çmendur” në Ballsh, shënohen 3 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Klubet e Superiores “shterpë”, Hamdi Salihi: Në kampionat tjetër nuk del kampion me 1 gol

Delo.autor

Manchester United, rival i Juventusit për mbrojtësin më të mirë në botë

Isa.Autor

Leave a Comment