Futboll

Lukaku zbulon brazilianin që ka pasur idhull fëmijërie (VIDEO)

Sulmuesi i Manchester United Romelu Lukaku ka zbuluar se ish-sulmuesi i Inter Adriano ka qenë idhulli i tij i fëmijërisë.

Braziliani ka qenë një i ri premtues te Zikaltrit, duke merituar pseudonimin L’Imperatore për paraqitjet e tij në San Siro, si dhe i huazuar te Fiorentina dhe Parma.

Gjithsesi, Adriano nuk arriti potencialin e tij për shkak të dramës familjare që filloi me vdekjen e babait të tij. Paraqitja e tij e fundit ka qenë me fanellën e Miami United, një ekip i kategorisë së tretë amerikane.

“Më pëlqejnë shumë lojtarët brazilianë,” shprehet Lukaku për ESPN.

“Kur isha i vogël, Adriano ishte idhulli im. Pasi kur isha i vogël, kisha të njëjtat kualitete si ai.

“Shumë i fortë fizikisht, goditje potente me të majtën gjithashtu. Shpresoj që ai të fillojë të luajë përsëri pasi është një lojtar i madh. Për mua është një idhull. Më pëlqen shumë.”

 

Related posts

NUK FITOJNË PREJ 5 VITESH NDAJ PARTIZANIT/ Ja si tifozët e Bardhebluve “shpërthejnë” pas derbit (FOTO)

Delo.autor

MESFUSHORI NUK DO TË VIJË VETËM NË “OLD TRAFORD”/ Van De Beek i dashuruar me vajzën e legjendës së Arsenalit (FOTO)

Delo.autor

Mirabelli s’ka dyshime: Andre Silva nuk largohet nga Milani

Q.Autor

Leave a Comment